
Pas barazimit me Teutën 1-1 në "Selman Stërmasi", trajneri Ardian Mema u shfaq i kënaqur dhe optimist për ecurinë e Tiranës. Në një prononcim për "Supersport" pas ndeshjes, tekniku bardheblu pranoi se te rezultati ndikuan dhe problemet fizike të disa lojtarëve në fushë.
"Ndeshja meTeutën? Ishte një moment fillimi loje. Ndodhi sepse sulmuesi i Teutë bëri lëvizje prerëse. U flas lojtarët për 90 minuta. Gjithësesi u kënaqa me lojën. Ekipi reagoi pas golit të parë. Kjo më rrit besimin.
Është një konstatim. Mendoj që ekipi ka qenë më në ekuilibër. Kemi patur probleme gjatë lojës. Kishim lojtarë të dëmtuar dhe nuk mund t'i ndërroja.
Problemet e hyrjes në thellësi të gjysmëfushës së kundërshtarit? Ndodhi pjesën e dytë. Pjesën e parë kundërshtari nuk është se bëri gjithçka. E shfrytëzuam dhe gjerësinë. Shtynte qendra e djathtë dhe e majtë përpara. Pasimet në thellësi kanë qenë të vakta. Pjesën e parë kishte qarkullim topi në aksin horizontal. Kishim shumë lodhje këto 10 ditë. Ekipi ra në pjesën e dytë. U ndje shumë lodhja.
Mesazhet ndaj lojtarëve? U thosha lojtarëve të ngjiteshin sipër, në mënyrë që ekipi të ishte më në ekuilibër. Këtë gjë nuk e lexuan mirë lojtarët e mi.
Ernest Muçi mund t'i zërë vendin Asion Dajës? Muçi ka luajtur minuta më tepër. Mendoj se Daja mbajti peshën e takimti dhe frenoi presionin e kundërshtarit. Për shkak të moshës vendosa ta hidhja nëfushë. Muçi ka luajtur 15 minuta dhe do të marrë më tepër.
Problemet e lojtarëve? Hoxhallari dhe Doka kishin probleme me muskujt. E futa në krahun e majtë, isha i detyruar. Por Goxhaj mund të vendoset në qendër dhe të fitojë vendin e titullarit.
Vlerësimi për mbrojtjen? Atinga nuk dha asgjë për ekipin. Duhet parë ana fizike e këtij futbollisti. Imamin po e stërvis për atë pozicion (mbrojtës i majtë). Shumë shpejt do të jetë i qartë. Dua që ta vendos në qendër të majtë dhe jam i kënaqur si u përshtat sot.
Kishim 3 mungesa: Turtulli, Kërçiku, Hasani. Të të dëmtohen 3 lojtarë është disi e vështirë ta menaxhosh ekipin dhe të ruash ekuilibrat. Nuk ka të bëjë me merkaton. Nuk mund të marrë lojtarë anonim.
A bëri merkato të mirë Tirana? E kam bërë me dije në media. Doja Mensah. Shpreha dëshirën ta kisha pranë ekipit. Nuk u arrit akordi me ekipin merkatos. Mendoj që dhe me këtë grup lojtarësh mund ta menaxhoj.
I drejtë rezultati? Teuta është ekip i mirë, i ekuilibruar. Barazimi me ta nuk është pak", përfundoi Mema.