
Tirana shmang Crvena Zvezdën në fazën Play-Off të Europa League. UEFA ka vendosur ndarjen e grupeve para hedhjes së shortit për të përcaktuar çiftet e fazës play-off për Europa League. Serbët nuk do të mund përballen me ekipin tonë, megjithatë bardheblutë rrezikojnë të kenë në duel dy kundërshtarë mjaft të vështirë si Young Boys apo Dinamo e Zagrebit. Këto dy ekipe ndodhen në vazon e favoritëve në grupin 1.
Këtë herë duhet vërtetë fati në krahun e kampionëve të Shqipërisë, pasi Tirana mund të ketë edhe kundërshtarë të kalueshëm. Fituesit e njërit prej çifteve të mëposhtme mund të jenë rivalët e bardhebluve në ndeshjen e 1 tetorit:
- Floriana (Maltë) vs Flora Talin (Estoni)
- Kups (Finlandë) vs Suduva (Lituani)
- Djugarden (Suedi) vs Kluzh ( Rumani)