Emocionet kuqezi kanë mbërthyer çdo shqiptar anë mbanë botës. Pas lajmit të flamurit gjigand në Marsejë, tifozat kuqezi, që gjenden në Tiranë, mundohen të mbështesin skuadrën e tyre nga distanca. Ata kanë hapur një flamur të madh që përshkon gjithë bulevardin deri pranë “Fan Zonë” e krijuar në kuadër të Europianit. Edhe pse ndodhen kilometra larg, shqiptarët e Tiranës mundohen me çdo mënyrë që të jenë pjesë e kësaj ndeshje të madhe.