Këtij sezoni futbollistik dalëngadalë po i vjen fundi. Megjithatë gjithçka është e hapur. Tirana dhe Partizani janë dy ekipet në luftë për titullin kampion. Ndërsa më poshtë ende s’është përcaktuar skuadra që shkon në Europë. Sakaq verdikti nuk është vendosur as për ekipet që bien një kategori më poshtë dhe atë që shkon në “Play-Out”.
Ky edicion futbollistik nuk ka qenë me nivelin më të mirë, por me garën më të fortë. Gjyqtarët kanë pasur shumë punë duke akorduar plot 55 penallti. Nga një analizë e thjeshtë rezulton se Tirana është kryesuese edhe në këtë listë. Për bardheblutë janë akorduar 9 penallti, të ndjekur nga Partizani me 8 të tillë. Ndërkohë nuk mbeten pas as Teuta me Egnatian, për të cilat janë dhënë nga 7 penallti.
Vendi i fundit i takon Bylisit me vetëm një 11-metërsh të fituar. Më poshtë njihuni me listën e plotë të skuadrave dhe penalltive përkatëse të marra në këtë sezon futbollistik.
[caption id="attachment_690715" align="alignnone" width="792"] Klubet dhe penalltitë e fituara[/caption]