
Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion teksa mposhti 2-1 Egnatian me përmbysje falë dygolëshit të Kristal Abazajt dhe shkon +5 pikë nga Partizani. Trajneri Orges Shehi sot festoi edhe 100 ndeshje në krye të bardhebluve dhe në intervistën pas ndeshjes u shpreh kështu:
Kur luan i fundit, të tjerët kanë marrë rezultatet e veta dhe kjo të shton dëshirën dhe presionin. Ishte ndeshje e rëndësishme me një kundërshtar shumë të fortë. Ndeshje midis rivalëve, komplimenta skuadrës për atë reagim pas 0-1. Shpirti i sakrificës, karakteri dhe kjo skuadër tregon që nuk dorëzohet.
Jam shumë i kënaqur për Abazajn pasi po na ndihmon. Duke ditur egon që ai ka dëshiron të jetë në fushë. Ai do të japë maskimumin por nuk është as në 70% e vet. Është lojtar që bën diferencën dhe sot mori përdore skuadrën duke shënuar 2 gola.
Në momentin që u ndëshkuam ishte një ekzekutim perfekt i Dwamenas dhe Kasas, kanë cilësi në ekip. Egnatia këtë ndeshje u rreshtua me 3 qendra dhe 2 të krahut që shtynin. Pas 20 minutave filluam të dalim duke luajtur shkurt dhe morëm lojën në kontroll. Edhe goli bën që ta interpretosh lojën më mirë. Në pjesën e dytë kërkuam të jemi me 3 lojtarë lart për të mos e lejuar Egnatian të niset. I gjithë rreziku i Egnatias ishte nga krosimet dhe topat e gjatë dhe ne futëm të gjithë lojtarët e gjatë. Fitore që na kënaq.
Këtë sezon kemi pasur shumë lëvizje dhe kjo ka sjellë një mosvazhdimësi e mirë. Sot kemi bërë 3 fitore rrjesht por kemi edhe 1 barazim në Ballsh dhe fitore me Lacin. 5 ndeshje pa humbje dhe 4 fitore. Përpos dëmtimeve dhe largimeve ne po bëjmë një mrekulli duke qenë gjithmonë të uritur.
Kur hyra në dhomën e ndeshjes, lojtarët më bënë surprizë. Kj oështë një arritje besoj dhe jam i kënaqur me të gjithë ata që kam pranë. Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Surpriza ishte një fanellë me emrin tim dhe një fanellë me numrin 100. Por dhurata më e bukur ishte fitorja por këtë ia bëmë vetes tonë. Gjithë kjo sakrificë na përkthehet në gëzim.