
Sot, Skënderbeu do të luajë kundër Tiranës në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Për këtë sfidë, trajnerët respektivë Ilir Daja dhe Julian Ahmataj kishin nisur prej ditësh përgatitjet dhe sot janë gati për të rreshtuar "luftëtarët" e tyre në fushë. Tekniku kryeqytetas i korçarëve është i detyruar të improvizojë duke qenë se mungesat janë të shumta. Kësisoj për herë të parë do ta nisë nga minuta e parë në radhët e bardhekuqve, mesfushori Elezi.
53-vjeçari ka vendosur të luajë me një skemë 4-3-2-1. Ndërsa nga ana tjetër, trajneri i Tiranës do të zbresë në fushën e korçarëve pas një sulmues "pykë". Si Dunga ashtu edhe Ngoo kanë pasur probleme fizike, ndaj kryeqytetasit janë të detyruar të luajnë në majën e sulmit me Edon Hasanin. Më poshtë njihuni me formacionet e mundshme të dy ekipeve, takim që do të startojë në orën 16:30.
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi - Dita - Pollozhani - Pëllumbi ,
Daja - Elezi, Ndeki - Gripshi - Bregu, Krasniqi
TIRANA: Lika, Kërçiku - Osmani - Hoxhallari - Vangjeli, Karabeci - Torasa,
Kobinah - Hasani - Kale, Halili