
Tirana është mundur me rezultatin 2-0 në Izrael nga Makabi Tel Aviv. Bardheblutë kanë zhvilluar një lojë relativisht të mirë, por përballë "furisë" izraelite nuk kanë mundur të rezistojnë. Vendasit janë mjaftuar me nga një gol në çdo pjesë loje.
Në fraksionin e parë të lojës, ekipi i Makabit shënon në minutën e 27 me Cohen, ndërsa në pjesën e dytë Dasa shënon dhe vulos rezultatin në minutën e 64-të. Ndeshja e kthimit mes Tiranës dhe Makabi Haifas do të luhet pas një jave në stadiumin "Selman Stërmasi", në kryeqytet.
Poll