Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana nis përgatitjet për Erzenin, Hasani ka “prenë” e preferuar shijakasit

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana nis përgatitjet për Erzenin, Hasani ka “prenë”

Tirana është skuadra e vetme që kryeson “Abissnet Superiore” pas 4 sfidave të para të kampionatit. Bardheblutë ndodhen me 10 pikë në vendin e parë, 3 më shumë se ndjekësi më i afërt që është Laçi.

Kryeqytetasit sfidën e radhës do ta kenë ndaj Erzenit në “Selman Stërmasi”, ku bardheblutë do të synojnë një tjetër 3 pikësh. Përgatitjet për këtë duel kanë nisur me Orges Shehin që po studion çdo detaj të kundërshtarëve për të gjetur pikat e tyre të dobëta.

Tirana di si të fitojë ndaj shijakasve, pasi në përballjet e sezonit të shkuar kanë arritur të triumfojnë dhe ajo që bie në sy është se Florent Hasani i ka “prenë” e preferuar. Sulmuesi 26-vjeçarë u ka shënuar plot 5 herë shijakasve, ndërsa do të synojë që në sfidën e së premtes të gjejë sërish rrugën e rrjetës.

Këtë sezon Erzeni është skuadra e dytë me mbrojtjen më të dobët, teksa kanë pësuar plot 10 gola në 4 sfidat e para të Superiores. Ndërkohë kanë arritur  të shënojnë po 10 gola. Kujtojmë se sfida do të luhet ditën e premte në "Selman Stërmasi" duke nisur që nga ora 15:00, takim i vlefshëm për javën e 5-të të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga