Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana nën presionin e pikëve, KUKËSI në kryeqytet me sytë nga... presidenti

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana nën presionin e pikëve, KUKËSI në kryeqytet me

Tirana do të luajë në fundjavë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Bardheblutë do të tentojnë një rezultat pozitiv për të mos iu larguar kreut të klasifikimit që udhëhiqet nga Partizani.

Nga ana tjetër, verilindorët janë në të njëjtën pozitë duke qenë se luftojnë për titull kampion. 24-herë kampionët e vendit vijnë në këtë takim pas humbjes 2-1 kundër Skënderbeut, ndërsa kuksianët pas fitores ndaj Bylisit.

Megjithatë presidenti Safet Gjici njihet për karakterin e vështirë dhe para kësaj sfide mësohet se ka kërkuar vetëm triumfin. Në të kundërt, do të ketë masa për lojtarët. Kësisoj, verilindorët janë të dënuar për fitore, ndërsa bardheblutë duhet të luajnë për një rezultat pozitiv për të përmbysur situatën e zymtë që ka përfshirë skuadrën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga