
Tirana do të udhëtojë sot drejt Durrësit, aty ku për javën e 29 do të ndeshet me Teutën. Ndeshja e "Niko Dovana-s" është programuar për në orën 20:00, ndërsa bardheblutë janë grumbulluar përpara takimit. Trajneri Emmanuel Egbo ka marrë një lajm të mirë, pasi edhe tre dëmtimet e kësaj jave janë bashkuar me skuadrën.
Tefik Osmani, Gentian Muça dhe Grent Halili kanë zhvilluar stërvitje normale, duke qenë të gatshëm për nigerianin. Në mesjavën e shkuar, lojtarët nuk ishin të gatshëm nëKupën e Shqipërisë për shkak dëmtimesh, por tanimë gjithçka është hedhur pas krahëve. Me tre lojtarët të gatshëm, nigeriani I stolit do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje.
Poll