Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana në sulm, 3 ndeshje për Seferin dhe Xhixhën

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në sulm, 3 ndeshje për Seferin dhe Xhixhën

Sezoni 2021/22 në Abissnet Superiore po shkon drejt fundit dhe Tirana është kurorëzuar si kampione, kur kanë mbetur dhe tre ndeshje për t’u luajtur. Bardheblutë ja dolën të sigurojnë matematikisht fitoren e kampionatit në ndeshjen e fundit derbi të fituar ndaj Partizanit me shifrat 1-2.

Objektivat e këtij sezoni nuk kanë përfunduar për kryeqytetasit. Skuadra ka akoma gjëra për të fituar. Bëhet fjalë për “Këpucën e Artë”, çmimi që jepet për lojtarin që ka shënuar më shumë gola gjatë kampionatit. Aktualisht sulmuesi Guindo i Laçit dhe Taulant Seferi i Tiranës kryesojnë me 16 gola listën.

Më pas ndjek po një bardheblu, 23 vjeçari Redon Xhixha. Të qenit golashënuesi më i mirë nuk nënkupton pak, pasi klubet respektive kërkojnë të përfitojnë shuma të majme në rastin e shitjes së tyre. Kështu në tre ndeshjet e mbetura, Tirana ka komoditetin të luajë për dy gurët e çmuar të saj, Seferin dhe Xhixhën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga