Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana në sprovën e së vërtetës, Bosnja përcaktuese për fatin e kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në sprovën e së vërtetës, Bosnja

Tirana do të luajë të enjten e 28 korrikut, kundër Zrinjskit në transfertë në kuadër të turit të dytë të Conference League. Pas humbjes në ndeshjen e parë 1-0 në stadiumin "Air Albania", situata në kampin bardheblu s'është aspak e qetë. Si të mos mjaftonte kjo, në organikën kryeqytetase ka shfaqur probleme fizike dhe Klevin Qefalija.

Me Totren drejt largimit dhe një Hile jashtë formë, trajneri Orges Shehi ka probleme serioze. Megjithatë në kampin bardheblu po mundohen që të mposhtin klimën që mbizotëron në ekip, veçanërisht për të shmangur presionin. Presidenti Refik Halili ka kërkuar kualifikimin, në të kundërt mund të ketë ndryshime të mëdha nga stafi teknik e deri te organika e futbollistëve.

Deklaratat e kundërta të kreut të klubit që ishte në rregull me lojtarët në dispozicion me trajnerin Shehi që kërkon merkato urgjente, të lënë të kuptosh se ka një krisje mes palëve. Një fitore dhe kualifikim në turin e tretë të Conference League, padyshim që do të sheshonte çdo pakënaqësi. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga