Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana në Laç, bardheblutë kërkojnë të thyejnë tersin

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në Laç, bardheblutë kërkojnë të

Tirana do të luajë në transfertën e Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga Mirel Josa do të kërkojnë në këtë sfidë fitoren, për të thyer tersin që e ndjek që prej një viti. Fitorja e fundit e 24 herë kampionëve me kurbinasit daton në 7 shkurt të 2016-tës, ku të besuarit e Ilir Dajës arrinin të fitonin me rezultatin 0-3.

Kjo sfidë do të jetë mjaft e vështirë për Tiranën, e kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta që do të ketë në fushën e vështirë të Laçit. Megjithatë pas fitores me Kukësin, optimizmi në kampin bardheblu është rritur dhe të gjithë mendojnë për një rezultat pozitiv. Ndeshja Tirana - Laçi është përcaktuar të luhet sot në orën 14:00, në stadiumin e kurbinasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga