Tirana po vijon prej ditës së djeshme në kryeqytet, përgatitjet në prag të ndeshjes së Champions League. Pak më parë ka qenë Visar Bekaj nëpërmjet rrjetit social Instagram, që ka postuar foto nga Bashkia e Tiranës me një pjesë të ekipit dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Të qeshur pozojnë të gjithë në foto, me Veliajn që duket se po i jep “bekimin” Tiranës para sfidës së turit parë. Kujtojmë se Tirana do përballet në Champions me Dudelange.
Takimi i parë mbahet më 6 korrik ora 19:30 në transfertën e Luksemburgut, ndërsa më 12 korrik ora 20:00 bardheblutë luajnë takimin e kthimit në “Air Albania”.

Poll