Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana në “alarm”, mbrojtësi titullar rrezikon supersfidën ndaj Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në “alarm”, mbrojtësi titullar rrezikon

Tirana në “alarm” para supersfidës me Kukësin. Erjon Hoxhallari rrezikon të mos jetë në përballjen me verilindorët për shkak se dje ka pasur probleme me fytin dhe nuk është stërvitur fare me skuadrën.

Dyshimet janë se kapiteni mund të jetë infektuar me variantin Omicron, por kjo për momentin ngelet në kuadrin e aludimeve pasi do të shihet ditën e sotme nëse mbrojtësi do të jetë në stërvitje apo jo.

Hoxhallari është një nga lojtarët më stabël te bardheblutë pasi ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet e këtij sezoni dhe ka bërë paraqitje fantastike. Mungesa e tij në një përballje delikate si kjo ndaj Kukësit do të ishte një humbje e madhe për bardheblutë. Shehi shpreson që kapiteni të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë gati për ndeshjen e ditës së diel ndaj Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga