Pavarësisht një merkatoje vere të bujshme, Tirana nuk po ecën me ritmin që priste. Në skuadër u afruan emra të sprovuar si Hoxhallari, Doka, Latifi, Jonuzi të cilët iu bashkuan të tjerëve si Hasani, Lushkja, Najdovski, Abazaj e me rradhë.
Mirëpo, deri tani këto skuadra nuk po e provon veten në fushën e lojës ku rezultatet nuk janë ata që priteshin. Drejtuesit kanë nisur të mendojnë për merkaton e janarit, për të sjellë elemente të rinj të cilët mund të ndezin një shkëndijë në skuadër.
[caption id="attachment_710473" align="alignnone" width="750"] Kevin Dodaj, Vllaznia[/caption]
Kryeqytetasit kanë piketuar talentin e Vllaznisë, Kevin Dodaj, dhe pritet një ‘sulm’ në janar për shërbimet e 18-vjeçarit, raporton 'Futbolli ne Shqiperi'. Dodaj luan si sulmues i majtë dhe në qendër ndërsa në 2 vitet e fundit ka shkëlqyer me shkodranët duke u shpallur kampion. Nga U-17 deri këtë sezon, Dodaj ka shënuar gjithsej 49 gola me fanellën kuqeblu.
Debutimi me ekipin A ende nuk ka ardhur dhe mbetet të shihet si do të veprojnë të treja palët në janar.