
Tirana ka vijuar me seancën stërvitore të rradhës ditën e djeshme në kompleksin Skënder Halili. Bardheblutë pas fitores 1-4 ndaj Kastriotit e konsiderojnë të mbyllur llogarinë e Kupës dhe kanë nisur menjëherë me përgatitjet për derbin që në këtë fazë të sezonit duket si një finale.
Trajneri Shehi po përgatit formacionin titullar dhe duket se i ka shuar dilemat për modulin. Tirana do të luajë me rreshtimin 3-5-2 me Behiratche, Najdovski dhe Lulaj në prapavijë ndërsa Haxhiu dhe Përgjoni të spostuar më përpara. Mesfusha nuk ndryshon me Aleksin që rikthehet në vend të Hilës ndërsa në sulm ulet në stol Nikqi.
Albano Aleksi përpara sfidës me Teutën zbuloi se Kristal Abazaj do të ishte i gatshëm për derbi dhe pritej titullar por së fundmi duket se sulmuesi nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë dhe mund të jetë mungesa e madhe e kryesfidës.