Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana “mallkohet” nga dëmtimet, pas Abdullahur një tjetër titullar do të mungojë 1 muaj

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana “mallkohet” nga dëmtimet, pas Abdullahur një

Tirana duket se është “mallkuar” nga dëmtimet, me bardheblutë që tashmë humbasin minimumi për 1 muaj një tjetër titullar pas Mustafa Abdullahut. Ky i fundit ka një çarje në meniks dhe do të mungojë gjatë. Ky lajm vetëm pak para sfidës me Egnatian “tronditi” kryeqytetasit.

Pikërisht në duelin me rrogozhinasit dëmtohet një tjetër titullar. Bëhet fjalë për autorin e golit të parë të sfidës, Bruno Lulaj. Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje dhe minimalisht i duhet 1 muaj kohë për t’u rikuperuar.

Kjo shton padiskutim “dhimbjet e kokës” te Julian Ahmataj, i cili nuk do të mund të llogarisë shërbimet e tij në ndeshje të rëndësishme. Kujtojmë se i dëmtuar është edhe Albi Doka, si dhe Patrick, i cili ende nuk është rikuperuar, njëjtë si Gentian Selmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga