
Sot, ekipi i Tiranës është nisur drejt Turqisë, në Antalia, ku dhe do të zhvillojë fazën përgatitore për 10-të ditë, për tu rikthyer në Shqipëri në datën 17-të janar.
Ajo që ka rënë në sy, ka qenë lënia jashtë listës së grumbullimit të Erjon Vucajt dhe Muzakës, të cilët nuk janë grumbulluar për fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Nuk dihet ende arsyeja, por lënia jashtë kësaj liste të dy futbollistëve, tregon se ata mund të largohen nga ekipi edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare nga klubi lidhur me fatin e dy lojtarëve që nuk i janë bashkuar grupit në Turqi.
Poll