
Tirana dhe Laçi do të përplasin “brirët” për javën e 34-të të Kategorisë Superiore,sot në orën 16:00, në stadiumin “Lac”. Bardhezinjtë kërkojnë suksesin pas disfatës 3-0 ndaj Kukësit të mërkurën. Ndërsa bardheblut pas barazimit në derbi kanë mundësinë të shpallen për herë të dytë radhazi kampionë
Jo gjitthçka është e thjeshtë për kurbinasit, të cilët ndaj kampionëve në fuqi vijnë me mungesa. Albi Alla dhe Sebastjan Spahiu kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe ndaj Tiranës do të jenë të dy të pezulluar. Mungsa të rëndësishme për Stavri Nicën që duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre për duelin me kryeqytetasit.
Nga ana tjetër Orges Shehit pas mungesës në derbi i rikthehet golashënuesi më i mirë i superligës, Florent Hasani. Mungesa e tij u ndje shumë në mesjavë. Bashkë me Hasanin rikthehet edhe Ardit Hila që të dy kanë shlyer detyrimin e katornëve dhe janë gati për sfidën e sotme.
Por përveç mungesave që tashmë dihen bardheblutë do të vuajnë edhe mungesën e Regi Lushkjës, i cili deri në fund të sezonit nuk do të jetë i gatshëm pas dëmbtimit me Partizanin. Por Lushkja nuk do të jetë mungesë e vetme pasi edhe Aldi Gjumsi do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.