Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana kërkon të mbushë arkat, 3 bardheblu drejt shitjes

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana kërkon të mbushë arkat, 3 bardheblu drejt shitjes

Tirana është shumë larg pritshmërive në këtë sezon. Bardheblutë aktualisht janë jashtë “Final – Four”, teksa janë 1 pikë larg vendit të 4-të.

Në fund të sezonit pritet ndryshime të mëdha te kryeqytetasit. Disa lojtarë janë në fund të kontratave dhe ende nuk dihet nëse do të vazhdojë mes palëve bashkëpunimi apo jo. Disa të tjerë po mendohen nga klubi për t’u shitur në mënyrë që të fitojnë të ardhura nga shërbimet e tyre.

Në këtë mënyrë 3 lojtarë bardheblu mund të mbushin arkat e Tiranës. Në fakt janë të 3 futbollistë të rinj dhe premtues për të ardhmen, të cilët pëlqehen nga ekipe të tjera. Bëhet fjalë për Leon Kozin , Mustafë Abdullahu dhe Jordi Jaku.

Refik halili në fakt është në pritje të ofertave tunduese për talentet bardheblu dhe nëse në drejtim të tyre vijnë oferta me shifra të larta atëherë shitja e tyre do të realizohet në merkaton e verës. Në të kundërt presidenti nuk do të heqë dorë kollaj nga “xhevahirët” e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga