
Sot, Tirana do të luajë kundër Korabit në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Pozitat jo të favorshme në klasifikim kanë bërë që bardheblutë të futen në fushë vetëm për fitore. Përgjatë këtyre ditëve trajneri Josa ka punuar me skuadrën duke i dhënë udhëzimet e nevojshme në mënyrë që të arrijnë te triumfi i munguar.
Ndryshe nga herët e tjera me shumë gjasë sot Tirana do të luajë me dy sulmues në vijën e parë. Trajneri i bardhebluve nuk e ka zbuluar formacionin zyrtar, por me shumë mundësi 24-herë kampionët e vendit do të zbresin në fushë me këtë 11-she: Lika, Doka - Teqja - Turtulli - Hoxhallari, Akuah - Merveil, Taku - Moise - Ede - Cise
Kujtojmë që ky takim do të zhvillohet sot në orën 16:00, në stadiumin "Selman Stërmasi", në kryeqytet.