Tirana e këtij sezoni vazhdon të jetë në kërkim të trofeve teksa synon të ruajë fronin e kampionit për vitin e dytë rradhazi. Bardheblutë fituan kampionatin sezonin e fundit me një ekip që nuk kishte rival asnjë dhe nga ai ekip te ky që kanë sot, ka shumë ndryshime.
Kampionët në fuqi kanë larguar thuajse të gjithë ekipin me të “mbijetuarit” e vetëm, Bekajn, Najdovski dhe Tosevski. Largimet e shtatë titullarëve kanë ndikuar edhe në vlerën e klubit në Transfermarkt. Vjet, Tirana kampione vlente plot 6.48 milionë euro ndërsa në këtë moment pas largimeve të lojtarëve si Seferi e Xhixha vlen 4.7 milionë euro.
Plot 1.8 milionë më pak, mirëpo, drjetuesit nuk kanë mbetur duarkryq pasi janë afruar lojtarë të tjerë cilësor si Abazaj, Lushkja, Aleksi, Deliu, Lulaj dhe po konkurojnë sërish për titullin kampion teksa kryesojnë kampionatin me 3 pikë nga vendi i dytë. Nëse ja dalin, sigurisht, vlera e lojtarëve do të rritet sërish.
[caption id="attachment_680562" align="alignnone" width="711"] Profili i KF Tirana ne Transfermakt[/caption]