
Tirana u shpall fituese e Superkupsë së Shqipërisë mbrëmjen e djeshme në finalen e luajtur në Air Albania përballë Vllaznisë. Siç i ka hije një finaleje edhe ndeshja e djeshme prodhoi emocione dhe spektakël nga fillimi deri në fund.
Vllaznia do të kalonte e para në avantazh në minutën e 7 me Malan por kampionët do të barazonin me një supergol të Patrick në të 39’-tën. Në fillimin e pjesës së dytë, Hasani do të kalonte në epërsi bardheblutë ndërsa Latifi do rikthente barspeshën me penallti 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt. I gjithë stadiumi do të ngrihej në këmbë në minutën e 92’ kur Redon Xhixha, i cili po bëhej gati për të dalë, nuhat një top në zonë dhe i jep fitoren Tiranës.
Tirana fiton kështu Superkupën e 12-të që do të jetë trofeu i 54-t në kabinetin e lavdisë bardheblu. Askush si bardheblutë përsa i përket trofeve.