Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana "fik" emrat e mëdhenj, presidenti HALILI jep zgjidhje provizore për DERBIN

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana "fik" emrat e mëdhenj, presidenti HALILI jep zgjidhje

Stoli i Tiranës "zien" prej disa javësh, teksa po i afrohemi derbit Partizani-Tirana, bardhebluve iu është dashur të bëjnë pa trajnerin e tyre Jul Ahmataj. Ky i fundit u largua pas humbjes ndaj Kukësit me rezultatin 1-3.

Megjithatë drejtuesit e Tiranës i kanë dhënë një zgjidhje të menjëhershme situatës, duke emëruar në mënyrë të përkohshme Emanuel Egbo. Një vendim që i surprizoi jo pak tifozët bardheblu apo sportdashësit të cilët janë mësuar gjithmonë që në krye të stolit të shikojnë një emër të madh. Duke parë sfidën e rëndësishme që po troket ajo ndaj Partizanit, por edhe situata jo e mirë e Tiranës në renditje, Egbo në krye të stolit është padyshim basti më i madhë për bardheblutë. I detyruar për të fituar dhe për më tepër për të bërë një ndeshje të kënaqshme, Egbo tashmë duhet të mendoj për taktikën e të gjithë ekipit dhe jo stërvitjen vetëm të portierëve. Duhet thekësuar se Emanuel Egbo është njeriu që njeh më mirë Tiranën e sotme. Fakti që është ndodhur aty në çdo moment mund të jetë "arma" më e fortë për Egbon në mënyrë që të rikthej buzëqeshejn në kampin bardheblu.

Për trajnerin e ri me besim të plotë është shprehur edhe presidenti Halili, i cili ditën e djeshme do të shprehej se: "Trajner i Tiranës është Egbo. Ai është sot, do të jetë dhe nesër. Po stërvit skuadrën dhe po ashtu do të drejtoi derbin".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga