FT’ Tirana-Kamza 0-1
Shënues: Plaku 90′
Është mbyllur me një surprizë ndeshja mes Tiranës dhe Kamzës, me miqtë që kanë triumfuar me rezultatin 0-1. Goli u shënua nga Sebino Plaku në fundin e takimit, duke shtangur në këtë mënyrë bardheblutë që e nisin me humbje rikthimin e tyre në Superligë.
Takimi u dominua në përgjithësi nga Tirana që pati disa raste të pastra për gol por pa arritur të shënojë, ndërkohë që Kamza gjeti momentin e duhur për të goditur në fundin e ndeshjes për të marr dhe tre pikët.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Abibi, Hoxhallari, Turtulli, Atingah, Doka, Karabeci, Daja, Maveje, Cobbina, Sentamu, Greca
Trajner: Ze Maria
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Mumajesi, Zisi, Plaku, Roloviç.
Trajner: Bledar Devolli
Komenti minutë pas minute:
90’+5′- Mbyllet gjithçka me fitoren e Kamzës në “Selman Stermasi”.
90′- Nodh e papritura në “Selman Stermasi”, Plaku ndëshkon Tiranën në fund.
85′- Vertikalizim i rrezikshëm për Plakun, por del në mënyrë të saktë portieri i Tiranës.
82′- Sërish karton i verdhë për Kamzën, ndëshkohet Avdyli.
80′- Zëvendësim te Tirana. Del Doka, në fushë Kërçiku.
76′- Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Tiranën. Tjetër karton i verdhë për Kamzën.
70′- Pranë golit përsëri Tirana, harkim i gjatë në zonë nga Karabeci por pret portieri i Kamzës.
66′- Sërish pranë golit Tirana me anë të Sentamu, por gjuajtja pritet nga portieri i Kamzës.
62′- Blazhevski tenton portën për Tiranën por goditja është qendrore.
60′- Goditje dënimi për Tiranën. Tjetër karton i verdhë për Kamzën. Ndëshkohet Olsi Teqja.
55′- Rast i rrezikshëm për Kamzën, por goditja në fund është mbi kuadrat.
45′- Nis nga lojtarët e Tiranës pjesa e dytë e takimit. Zëvendësim te Kamza, del Zisi në lojë Mehmeti.
45’+1′- Mbyllet pjesa e parë e sfidës me rezultatin e bardhë.
45′- Pranë golit Tirana, rrëmujë në zonën e Kamzes pas harkimit të Karabecit. Gjuajtje nga jashtë zone që pas devijimit përfundon në shtyllë.
43′- Harkim në zonë nga Karabeci por goditja me kokë përfundon mbi kuadrat.
41′- Goditje dënimi për Tiranën në afërsi të këndit, karton i verdhë për Frashërin të Kamzës.
37′- Kamza mundohet të kundëpërgjigjet me anë të Zisit por goditja përfundon jashtë.
35′- Tirana merr në dorë frenat e lojës por mungon konkretizimi.
30′- Sërish e rrezikshme Tirana por arbitri akordon pozicion jashtë loje për Karabecin.
26′- Pranë golit Tirana me topin që “ngec” në zonë, largon në moment të fundit portieri i Kamzës.
19′- Sfida vijon të jetë e ekuilibruar dhe pa raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat.
13′- Harkim i rrezikshëm në zonë për Kamzën nga Plaku por grushton portieri i Tiranës.
10′- Dyndje e tifozerisë bardheblu në stadium.
6′- Ndeshje e ekuilibruar, të dyja skuadrat luftojnë fort në mesfushë.
1′- Topi i parë shkelmohet nga lojtarët e Kamzës.