Sot, Tirana do të luajë kundër Skënderbeut në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga Mirel Josa do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv për të kaluar ngërçin që i shoqëron prej disa javësh. Ndërkohë edhe bardhekuqtë e Korçës kanë objektiv vetëm 3 pikët pasi objektivi i kampionëve është titulli. Ndaj të dy strategët e skuadrave kanë ideuar formacionet titullare. Tirana me shumë gjasa do të luajë me këtë formacion: Lika – Doka – Cake – Hoxhallari – Daja – Akua – Merveil – Taku – Moise – Edeh.
Ndërsa trajneri Daja do të hedhë në fushën e blertë: Shehi – Vangjeli – Radas – Jashanica – Mici – Lilaj – Osmani – Muzaka – Xhejms – Latifi – Salihi.