Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TIRANA dhe KASTRIOTI me mungesa, Shehi dhe Çela “skicojnë” titullarët (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
TIRANA dhe KASTRIOTI me mungesa, Shehi dhe Çela

Tirana pret Kastriotin në “Elbasan Arena” për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 31-të të Abissnet Superiore. Kjo përballje do të startojë duke nisur që nga ora 18:00.

Ndaj krutanëve Orges Shehi do të vuajë mungesën e Nikqit që është i dëmtuar si dhe të Behiratches që ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Gjithashtu tekniku i kampionëve pritet të lërë në stol Abazaj dhe ta nisi me Hasanin si qendërsulmues, kjo pasi kërkon ti japë më shumë kohë ish-lojttarit të Kukësit, i cili në ndeshjet e fundit ka ndjerë dhimbje.

Gjithashtu me mungesa vjen edhe Emiliano Çela. Plot 4 përballë bardhebluve. Eneid Kodra është dënuar me 5 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por për shkak kartonës do të mungojnë edhe Armando Rami, Redon Mihana dhe Bedri Greca.

Formacionet e mundshme:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Lushkja, Haxhiu, Gjumsii, Hasani. Tajner: Orges Shehi

Kastrioti: Sali, Karakaçi, A.Selmani, Stojanovic, Arapi, Mehmeti, Onanunga, Hasani, Zogaj, Rexhinaldo, S.Selmani. Trajner: Emiliano Çela

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga