Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana dhe Flamurtari synojnë fitoren, në kryeqytet gjykon ish-arbitri i FIFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana dhe Flamurtari synojnë fitoren, në kryeqytet gjykon ish-arbitri

Tirana do të luajë sot kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 16:30 dhe pritet me mjaft interes nga dy kampet respektive. Si bardheblutë, ashtu edhe kuqezinjtë do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv. Takimi i është besuar ish-gjyqtarit të FIFA-s, Andi Koçi.

Durrsaku do të jetë i asistuar nga Rejdi Avdo dhe Fatmir Lamaj. Pritet me interes të shihet se si do të përfundojë ky takim, teksa ka një përballje "ish"-ësh në pankinat respektive. Dikur Ilir Daja drejtonte Tiranën, ndërsa javë më parë Ardian Mema bënte pjesë në stafin teknik të Flamurtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga