Spostimi i javës së 12-të për shkak të angazhimit të lojtarëve të “Abissnet Superiore” me ekipin kombëtar, ka bërë që shumë skuadra të marrin “frymë lirisht”, pasi kanë në dispozicion kohën e duhur për t’u përgatirur për ndeshjet e radhës.
Kjo kohë është vendosur të shfrytëzohet edhe nga trajneri i kampionëve aktualë. Orges Shehi, i cili ka “braktisur” Tiranën, teksa do të zbarkojë në Amerikë.
Gjithsesi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar , pasi tekniku i kryeqytetasve do të qëndrojë disa ditë dhe do të rikthehet për të vazhduar përgatitjen e skuadrës për fillimin e sezonit pas kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në mungesë të tij bardheblutë do të drejtohen nga pjesa tjetër e stafit ndihmës, Karapici, Jani dhe Osmani deri në rikthimin e Shehit.