Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana bën çmendurinë e merkatos, dy "yjet" e SUPERIORES pranë firmës me bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana bën çmendurinë e merkatos, dy "yjet" e

Për tifozët bardheblu mund të konsiderohej një ëndërr, por tashmë është realitet që Agustin Torasa dhe Elton Cale janë pranë firmës me Tiranën.

Burime të sigurta pranë lojtarëve bëjnë me dije për newsport.al që dy futbollistët kanë nisur bisedimet me klubin bardheblu. Të përfaqësuar nga menaxheri i tyre, Flor Biba, dy lojtarët që kanë spikatur në kampionatin shqiptar janë pranë arritjes së marrëveshjes me 24-herë kampionët e Shqipërisë.

Të jashtëzakonshëm në mesin e fushës, si Kale, ashtu dhe Torasa do të ishin dy përforcimet e bujshme në radhët e kryeqytetasve. Kujtojmë që Elton Kale e mbylli sezonin me Flamurtarin duke qenë më i miri në mesfushën e Flamurtarit, ndërsa Agustin Torasa u largua nga Superiorja në merkaton e verës.

Megjithatë, në këtë periudhë të nxehtë merkato vere, nuk përjashtohet mundësia edhe të në ndonjë surprize tjetër. Idi Batha është në negociata me bardheblutë, por paga prej afro 6 mijë eurosh ka ngecur bisedimet mes palëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga