Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana apo Partizani? Kur ekipi kampion do të jetë skuadra më e dobët e 13 viteve të fundit (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana apo Partizani? Kur ekipi kampion do të jetë skuadra më e

Tirana dhe Partizani janë dy skuadrat që do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” në dy sfidat e mbetura për titullin kampion. Bardheblutë udhëheqin me 2 pikë më shumë se Partizanit, teksa janë në lojë edhe 2 ndeshje.

Gjithësesi cilado qoftë skuadra që do të ngrejë në fund trofeun përsëri do të jetë kampionia më e dobët në 13 vitet e fundit. Të dyja skuadrat kryeqytetase pas 34 javësh kanë marrë 9 humbje, një fakt që tregon për luhatjet që dy ekipet kanë pasur gjatë këtij sezoni. Bardheblutë kanë marrë 19 fitore dhe 6 barazime, ndërsa të kuqtë 18 fitore dhe 7 barazime.

Si djemtë e Shehit ashtu edhe të Colellës kanë lënë pikë të rëdnësishme në ndeshje që janë konsideruar favoritë absolutë duke bërë që të diskutojnë për titullin deri në javën e fundit.

E vetmja skuadër që ka mundur të shpallet kampione në Shqipëri dhe ka pësuar 10 humbje është Dinamo në sezonin 2009-2010. Ky është i vetmi rast që një skuadër ka fituar titullin duke pësuar kaq shumë humbje, ndërsa rekordin e mban Kukësi. Verilindorët fituan titullin kampion në sezonin 2016-2017 me vetëm një humbje, edhe këtë të marrë në fund pasi kishin siguruar matematikisht trofeun dhe ndodhi ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Atëherë skuadra drejtohet nga Ernest Gjoka. Gjithashtu edhe Skënderbeu ka mundur të shpallet kampion me vetëm 3 humbje në sezonin 2011-2012.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga