Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tifozi shkodran po lufton me jetën, Gurishta dhe Hoxhaj hapin portofolin, veprimi fisnik i dy lojtarëve të Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT

Në fushë kanë shkëlqyer këtë sezon futbollistik. Njëri ka fituar shiritin e kapitenit, ndërsa tjetri ka qenë në një marrëdhënie të ngushtë me golin. Bëhet fjalë për Erdenis Gurishtën dhe Ardit Hoxhajn e Vllaznisë që kanë treguar shpirtin e madh jashtë fushës së blertë.

Një nga tifozët më të zjarrtë kuqeblu po lufton me jetën dhe për trajtimin e tij shëndetësor duhen plot 5 mijë euro. Të gjithë e njohin si Mondi, i cili i ka kushtuar jetën skuadrës shkodran.

E për t'i ardhur sadopak në ndihmë, dy lojtarët kuqeblu kanë bërë donacionin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale duke dhuruar nga 50 euro secili. Një shumë modeste nga dy futbollistët e Vllaznisë, por që tregon edhe një herë zemrën e tyre të madhe.

Donacionet e dy lojtarëve
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga