
Dje, Milan është "thyer" në shtëpi nga Benevento me rezultatin 1-0 në sfidën e javës së 34-tët të kampionatit në Itali. Kuqezinjtë nuk kanë mundurtë bëjnë asgjë përballë "furisë" së kundërështarit në fushën e blertë duke bërë një paraqitje që do mbahet mend nga të gjithë, këtë herë për keq.
Kjo humbje nuk është "përtypur" aspak nga tifozët të cilët kanë shpërthyer në kritika pas përfundimit të takimit. I tilllë është rasti në videon e mëposhtëme, ku shihet Tiziano Crudeli, tifozi i "çmendur" i Milanit nuk ka mundur të përmbahet pas asaj humbje të rëndë ndaj Beneventos. Aq i revoltuar ka qenë tifozi në fjalë sa nuk ka mundur të kontrollojë fjalorin, duke thënë se ekipi i tij bëri një figurë m**ti mbrëmjen e djeshme.