Fiorentina
Fiorentina ka triumfuar në shtëpi përballë Pisa-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Artemio Franchi”, përfundoi me shifrat 1-0.
Goli e vetëm të kësaj ndeshje dhe të vetmin për “vjollcët” e shënoi Moise Kean. Sulmuesi i kombëtares së Italisë, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, duke festuar më pas në mënyrën e veçantë.
Kështu, Fiorentina ngjitet në renditje, duke u larguar përkohësisht nga zona e ftohtë, teksa tani mban vendin e 16-të me 24 pikë. Në krahun tjetër me 15 pikë, Pisa renditet e 19-ta (parafundit).
Festa e Moise Kean pas golit
Poll
