Teksa vëmendja është përqëndruar në Euro 2016, tifozët shqiptarë nuk harrojnë as politikanët. Sigurisht, i përdorin ata për të bërë gallata, sidomos kur zbulohet sozia e një politikani mjaft të rëndësishëm në Shqipëri.
Ata të dy janë të famshëm tashmë: njëri si kreu i Partisë Demokratike e tjetri si tifozi më i çmendur i Shqipërisë, i cili quhet Besmir Limani. Por ka një lidhje të madhe mes tyre, të dy ngjajnë shumë. Kështu, teksa UEFA ka postuar foton e tifozit kuqezi, edhe pse i mbuluar nga bojërat, komentuesve nuk u ka shpëtuar kjo ngjashmëri mes tyre, duke komentuar: “Lul Basha?”