Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Tifozët shqiptarë surprizojnë Filip Lahm, dhurata dhe batuta me Nojer. Një e martë Championsi jo si të tjerat...

Shkruar nga NEWSPORT

Një e martë Champions League jo si të tjerat. E tillë ka qenë për tifozët shqiptarë të Bajern Mynih, anëtarë të "FC Bayern München Albania Fan Club".

Emocione "live" në "Fussball Arena München" të ndeshjes Bajern Mynih-Atletiko Madrid, fitore 1-0 për bavarezët dhe më pas vizitë në "Säbener Strasse", qendra stërvitore e skuadrës gjermane, takime e foto me "idhujt" e tyre, dhuratë për kapitenin Filip Lahm, biseda, batuta me Manuel Nojer dhe vëzhgim nga afër të seancës stërvitore të ekipit të Ançelotit.

Një mesjavë ndryshe për 18 anëtarët e fun club-it shqiptar të Bajern Mynih, të cilët u nisën nga Tirana ditën e hënë drejt realizimit të një misioni dhe jo vetëm për të ndjekur ekipin e zemrës mes 75 mijë tifozëve të tjerë në stadiumin e "rekordmenëve"!

[caption id="attachment_62511" align="alignleft" width="300"]ledio-1 Ledio Hysi[/caption]

Udhëtimi nuk zgjat shumë kur mendon se çfarë të pret, çfarë mundësie të ofrohet dhe mbi të gjitha kur mendon se do të takosh lojtarët e skuadrës së zemrës. Mbërritja në Mynih për 18 anëtarët e fun club-it shqiptar të Bajernit pasohet me vizitat në nëpër qytet, në "Allianz Arena", muzeun e klubit ku gjendjet foto të legjendave të klubit më të titulluar në Gjermani dhe trofetë e shumtë e të larmishëm të skuadrës bavareze.

Hyrja në stadium për tifozët specialë të Bajernit është një emocion më vete, ndërsa goli i vetëm i takimit i shënuar nga Levandovski kundër Atletikos shoqërohet me parashikimin e Ledios, tifoz i çmendur bavarez, i cili në momentin e ekzekutimit xhiron një video, ndërsa dëgjohet të thotë: "E ka bo edhe në kampionat një gol nga ky pozicion".

"Leva" merr pak vrull, ndalet për pak, gjuan dhe shënon nga goditja e dënimit. 1-0 dhe festa në "Fussball Arena München" është magjike, ndërsa 18 tifozët shqiptarë e përjetojnë "live", thërrasin në kor mbiemrin e Levandovskit pas spikerit të stadiumit që thotë emrin e tij dhe nisin këngën, bashkë me 75 mijë tifozët gjermanë. Super atmosferë!

Sfida përfundon. Bajern Mynih nuk kishte mundësi të renditej në vend të parë në grupin e Champions League, edhe para sfidës ndaj Atletikos, por si gjithmonë bëri detyrën: dha maksimumin në fushë, luajti futboll të shpejtë dhe fati donte që të nderonte tifozët e tij, përfshi edhe 18 fansat specialë nga Shqipëria, mes tyre edhe gazetari sportiv Ermal Toti, të cilët në stadium identifikoheshin me flamurin shqiptar dhe me banerin e fun club-it të tyre.

[caption id="attachment_62513" align="alignleft" width="169"]bajern Momente nga stervitja e Bajern Mynih[/caption]

Dita pas ndeshjes është sërish aktive. Këtë herë jo në stadium, por në "Säbener Strasse", qendra stërvitore e Bajern Mynih. Trajneri Karlo Ançeloti kishte lënë pushim titullarët e sfidës ndaj Atletikos, ndërsa në fushë ishin futbollistët që nuk ishin aktivizuar mbrëmjen e së martës.

Por "beniaminët" e Bajernit nuk munguan në "Säbener Strasse", ku përshëndetën fansat e tyre dhe dhanë autografe për ta.

Momenti më emocionues për anëtarët e fun club-it shqiptar të Bajernit, të kryesuar nga kryetari Elvis Meçe ishte momenti kur Ledio Hysi i dorëzoi kapitenit Filip Lahm, dhuratën që kishin përgatitur tifozët nga Shqipëria për mbrojtësin gjerman.

Një dhuratë simbolike, por mjafton për të bërë kapitenin të buzëqeshë, ta mirëpresë kornizën me logon e Bajernit dhe emrin e tij të gdhendur brenda saj dhe më pas të bisedojë e të pozojë me tifozët e tij.

Në foton e çastit thirret edhe Manuel Nojer, portieri i Bajernit, i cili lëshon dhe batutën dhe qesh: "Ta bëjmë foton shpejt se nis stërvitjen tani". Profesionist! Edhe pse ishte titullar ndaj Atletikos dhe kishte mundësi të pushonte si titullarët e tjerë, zgjodhi të veshë dorashkat pas fotos me tifozët e tij e më pas të "shtrihet" në tapetin e gjelbër.

Në minutat në vijim tifozët shqiptarë patën mundësi të ndiqnin nga afër stërvitjen e Bajernit dhe të shihnin nga pranë ato çka "idhujt" e tyre bëjnë në përgatitje. Gjithçka perfekte! Tashmë mbetet për t'u caktuar "misioni" dhe udhëtimi i radhës për familjen e fun club-it shqiptar të Bajernit, "FC Bayern München Albania Fan Club". / NEWSPORT.AL/ Andi TANKU

[caption id="attachment_62514" align="alignnone" width="1024"]fun-club Anetaret e FC Bayern München Albania Fan Club ne stadium para ndeshjes Bajern Mynih-Atletiko Madrid[/caption]

Emrat e 18 tifozëve që udhëtuan drejt Mynihut për të parë sfidën ndaj Atletiko Madrid:

Elvis Meçe

Ermal Toti

Ledio Hysi

Oselito Duro

Arben Koci

Endi Koci

Ylli Elmazi

Tritan Avrami

Matías Avrami

Beron Karaj

Arjan Karaj

Sead Llukaj

Amanda Thano

Albert Kola

Ajvi Mece

Arjan Qoku

Arsen Kurti

Robert Çakulli

[caption id="attachment_62515" align="alignnone" width="600"]lahm Tifozet shqiptare duke i dorezuar kapitenit Filip Lahm dhuraten e FC Bayern München Albania Fan Club[/caption]

[caption id="attachment_62516" align="alignnone" width="720"]lahm2 Tifozi i Bajernit, Ledio Hysi me kapitenin Filip Lahm[/caption]

l

lahm1

[caption id="attachment_62520" align="alignnone" width="1024"]nojer Anetaret e FC Bayern München Albania Fan Club me Nojer dhe Lahm [/caption]

ledio-2

toti

Kryetari i FC Bayern München Albania Fan Club, Elvis Mece, Ermal Toti dhe Oselito Duro

https://www.youtube.com/watch?v=xmTAV1b2dvY&feature=youtu.be

Momenti i golit te shenuar nga Levandovski ndaj Atletikos

https://www.youtube.com/watch?v=LmdkTSHoi7U

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga