
Martin Cani, futbollisti i Dinamos U-15 / autori Mario Perlleshaj
Mbahet sot në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake ndaj Mario Përlleshaj, i mituri i cili vrau bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin në nëntor të vitit të kaluar.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa në ambientet e gjykatës kanë mbërritur familjarët e Martin Canit si dhe shoku i tij, i cili mbeti gjithashtu i plagosur në atë ngjarje, Luis Meçja.

Familjaret e Martin Canit ne Gjykaten e Tiranes
Gjykata e Apelit ka rrëzuar më parë kërkesën e avokatëve të Përlleshaj, të cilët kërkuan masë më të lehtë sigurie për 14-vjeçarin.
Aktualisht Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë pas vrasjes e thikë të 14-vjeçarit Martin Cani pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” më 18 nëntor në kryeqytet.
Poll