Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Plas grushti në Tiranë në prag të çeljes së fushatës, kryebashkiaku socialist rreh zyrtarin e lartë të Federatës së Basketbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Plas grushti në Tiranë në prag të çeljes së
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe sekretari i FSHB-së, Franko Bushati

Teksa jemi në prag të çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, një kryebashkiak socialist ka dhunuar zyrtarin e lartë të Federatës së Basketbollit. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, mësohet se ka dhunuar në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Basketbollit, Franko Bushati.

Sherri ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes. Sipas raportimeve, Pjerin Ndreu dhe Franko Bushati janë përplasur verbalisht dhe më pas kanë degraduar në përleshje fizike.

Lidhur me ngjarjen mësohet se është bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë. Shkaqet e sherrit mes Ndreut dhe Bushatit janë ende të paqarta ndërsa priten detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga