Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin Mario Përlleshaj, flet 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i gatshëm të dëshmoj

Shkruar nga NEWSPORT
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin
Martin Cani, futbollisti i Dinamos U-15 / autori Mario Perlleshaj

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim çështjen e të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Gjithashtu gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatit të të miturit për të përfituar gjykim të shkurtuar, duke vijuar kështu një proces të rregullt gjyqësor.

14-vjeçari Mario Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave.

Pas përfundimit të seancës, shoku i Martin Canit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në atë ngjarje, Luis Meçja ka folur për mediat duke pohuar se është i gatshëm të dëshmojë në gjyq.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ka ndodhur mesditën e 18 nëntorit 2024 pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Gjatë një konflikti me Mario Përlleshajn, 14-vjeçari Marin Cani mbeti i vrarë pas një goditje me thikë në zemër, ndërsa i plagosur mbeti dhe miku i tij Luis Meçja.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga