Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

’’Ju falenderoj të gjithëve që na u gjendët pranë’’, Enkel Demi : Presim miqtë e Mirit të martën dhe të mërkurën

Shkruar nga NEWSPORT
’’Ju falenderoj të gjithëve që na u gjendët
Saimir dhe Kel Demi

Gazetari Enkel Demi ka reaguar sërish në lidhje me vdekjen e vëllait të tij, Saimir Demi i cili humbi jetën ditën e djeshme nga sëmundje e pashërueshme.

Në platformën ’’Instagram’’, Demi shpreh falenderimet për gjithë personat që i kanë qëndruar pranë familjes së tij në këto ditë kaq të vështira, duke mikpritur gjithë miqtë e të ndjerit në ditë të caktuara.

Saimir Demi ka ndërruar jetë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 57-vjeçare. Ky lajm ka tronditur të gjithë ata që e njohin dhe kanë patur fatin të punojnë me të.

Fatkeqësisht nuk ia doli dot të fitonte një nga betejat e tij më të mëdha, atë me sëmundjen, e cila prej muajsh e “dërrmoi” nëpër spitale.

“Në radhë të parë ju falenderoj të gjithëve që m'u gjetët pranë mua, nanës dhe Albanës në këto ditë tejet të vështira. E kam të pamundur t'ju përgjigjem gjithësecilit, ndaj edhe një herë faleminderit.
Do të presim miqtë e Mirit të martën dhe të mërkurën tek Alba 2000, tek Rruga e Durrësit.
Paradite nga ora 10.00 deri në 13.00 dhe pasdite nga ora 16.00 deri në orën 20.00
Jua shpërblefshim vetëm në të mira”, shkruan ai në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Enkel Demi (@enkel.demi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga