Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Festë në familjen e Mirlind Dakut, sulmuesi i Kombëtares mesazh emocionues: Të do shumë i vogli yt

Shkruar nga NEWSPORT
Festë në familjen e Mirlind Dakut, sulmuesi i Kombëtares mesazh
Mirlind Daku me babain e tij

Në familjen e Mirlind Dakut dita e sotme është një festë. Kjo pasi babai i sulmuesit feston ditëlindjen.

E në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim nga lojtari i Kombëtares. Daku ka bërë një urim prekës dhe mjaft emocionues për të atin, ndërsa e falenderon që ka sakrifikuar gjithçka për t’i plotësuar çdo dëshirë atij.

Ndër të tjera shkruan se për të është një inspirim dhe mbështetja e tij është shumë e rëndësishme.

“Ishe Ai që pavarësisht që merrje një rrogë jo aq të madhe prapë nuk na ndaje për asgjë nga shoqëria e fëmijët e tjerë,  pavarësisht se sa e vështirë që ishte. Ishe Ai që ndoshta ke sakrifikuar aq shumë e ndoshta nuk ke arritë as edhe ato qëllimet e tua ti realizoje, vetëm e vetëm ne të kemi gjithqka. Andaj për mua ti je person i veçantë dhe inspirim se si duhet një baba ti jetë për fëmijët e tij, shpresojë që Zoti do të jep edhe shumë vite mes nesh e të festojmë edhe ditëlindje tjera së bashku.

Faleminderit që je shkëmbi, mbështetja dhe i besuari im më i shtrenjtë. Pac një ditëlindje të mrekullueshme!

Të do shumë i vogli yt! ❤️”, ka shkruar sulmuesi i Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga