Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT

Jo vetëm Abissnet Superiore. Ditën e sotme në fushën e blertë do të zbresin edhe ekipet e Kategorisë së Parë që do të zhvillojnë javën e 21-të të saj.

Pas fitores 4-1 që siguroi Skënderbeu ditën e djeshme ndaj Apolonisë, sot ddo të jetë radha e të tjera ekipeve për të siguruar 3 pikët. 4 sfida do të marrin vëmendjen, teksa do të luhen në të njëjtën orë, 15:00.

Burreli pret Besëlidhjen. Skuadra vendase synon fitoren për t’u afruar akoma më shumë me zonën “Play-Off”, ndërsa lezhjanët kërkojnë pikët për mbijetesën.

Besa ka udhëtuar në Lushnje për të sfiduar skuadrën vendase. Kavajasit ndodhen në vendin e 6-të në klasifikim dhe synojnë fitoren për të blinduaar pozicionin e tyre. Nga krahu tjetër lushnjarët janë vetëm 3 pikë larg vendit të 8-të dhe duan 3 pikët për të lënë zonën e rrezikut.

Një tjetër përballje është mes Tërbunit dhe Turbinës. Nëj duel direkt për mbijetesëë, me ekipet që nuk kanë rrugë tjetër përveç fitores.

Në Berat ka udhëtuar Luzi për të sfiduar Tomorin. Plot 7 pikë është diferenca mes ekipeve, me vendasit që ndodhen të 5-tët në klasifikim, ndërsa miqtë janë të 10-tët.

[caption id="attachment_686803" align="alignnone" width="725"] Ndeshjet e sotme ne Kategorine e Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga