
Tifozët kuqezi ishin të paktë në numër në festën që u zhvillua te "Fan Zone", e ngritur posçërisht për Euro 2016. Ata nuk dolën për të pritur dhe për të festuar me djemtë kuqezi triumfin historik të Francës. Një shenjë proteste ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, ku marrëdhëniet ndërmjet tyre janë të acaruara. FSHF nuk arriti të siguronte numrin e biletave të kërkuara nga mbështetësit kuqezi, dhe si duket kjo është arsyeja e acarimit të këtyre marrëdhënieve. Edhe në faqen zyrtare në facebook, tifozët kuqezi nuk e përmendin fare ardhjen e Kombëtares në Tiranë, dhe pritjen që do të zhvillohet në ndër të tyre. Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë ndërmjet tifozëve dhe kombëtares kuqezi.
Poll