Kroacia dhe Serbia kanë një histori të gjatë rivaliteti mes tyre që nis që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë e deri në ndeshjet shpesh herë me tension të lartë mes tyre pikërisht si rrjedhojë e luftës mes të dy vendeve në të shkuarën.
Kjo ka bërë që Kroacia të shihet shpesh si ndër mbështetësit dhe miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Kosovës në veçanti. Nuk ka qenë të rralla pamjet e tifozëve kroatë me flamurin e Shqipërisë ose të Kosovës në ndeshjet e kombëtares së tyre. Por këtë rradh ata kanë shkuar edhe më larg.
Në një video që qarkullon në internet, shihen tifozë të Kroacisë duke djegur flamurin serb në një lokal në Rusi, e njëkohësisht duke kënduar këngë për Kosovën.
Më poshtë mund të gjeni pamje nga video në fjalë.