
Tirana është afër titullit kampion, edhe pse matematika akoma nuk e thotë këtë gjë. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili është i ftuar në "Procesi sportiv", ku foli për situatën aktuale.
"Ka gabime arbitrash që i quajmë njerëzore, ka që nuk janë të tilla. Janë disa gjëra që nuk dua t'i kujtoj, në përgjithësi jam i kënaqur. Kur vajtëm në Ballsh kishim të dhëna që ata kishin bërë tamponin dhe ishin në rregull. Ne ishim të qetë dhe futbollistët nuk kishin problemet.
Na thanë që me datën shtatë do bëni kontrollet. Mu deshën dy tre orë për t'a sqaruar. E falenderoj zonjuushën Bino pasi gjërat shkuan mirë. Gjërat të vazhdojnë kështu.
Fakti është që për këtë merkato është punuar shumë. Trajneri Mema është insiatori I saj, sepse njihte disa sportistë. Cale, Torrasa. Kanë punuar të gjithë, drejtori , stafi. Vendosëm që t'I merrnim këta sportistë edhe pse nuk merrnim pjesë në Europë. U futëm direkt në merkato. Për të tre futbollistët ramë dakord për punë ditësh, nuk patëm diskutime financiare. Kjo është merita jonë dhe nuk po shohim probleme në fushë.
Kur Torrasa erdhi te ne, trajneri Ardian Mema thoshte se nuk është ku duhet. Duhen edhe paj javë, ndërsa për mua kur u dëmtua Hasani u vendos në vend të tij dhe me Egbo u vendosën pikat mbi "i". Dua të falenderoj Memën sepse 30 përqind të elementit I ka bërë ai, pastaj Mema duhet t'I gejë vetë gabimet. Egbo ka 15 fitore dhe 1 barazim, ndërsa Mema dhe Ahmataj kanë pasur rezultate të dobëta.
Unë nuk dua të ndërhyj, pasi ka gjëra që janë të sakta. Ne kemi kaluar një situatë të vështirë. Nuk ka munguar financimi që nga viti 2014. Ne kemi pasur një borxh rreth 2 milion euro borxhe dhe 390 mijë janë akoma. Sa i përket rënies, ka qënë një mirëorganizim. Kam pasur lojtarë që më kanë tardhtuar. Ishin në pushime dhe më thoshin se ishin të dëmtuar. Edhe pse jam përballur me probleme gjyqsore. Ishte një që merrte vendime dhe e sakatuar Tiranën. Unë kam marrë pjesë. Ka qënë e zezë dhe e kam bërë të bardhë. Nuk thash arbitër, por Komisioni i Disiplinës. Ka futbollistë që janë ndikuar nga jashtë. Sot vazhdojnë e thonë që e duan klubin. Do t'i gjykoj koha dhe ora.
Partizani vjet e meritonte titullin sepse kishte mirëorganizim. Sot ne jemi përpra dhe shpresoj të shkojmë te tituli. Dua t'I përgjigjem Safetit, lojtarët tanë kishin pak eksperiencë. Do thoja hapatas se kam dëgjuar se Kukësi ka lojtarë të mirë. Them se sulmi ynë është më i mirë. Skuadra Lufton për çdo top. Ngoo assiste, C'mund të thuash për Torrasa e Cobinah. Fat I madh është stoli që nuk ndihet, përkrahin formacionin dhe nuk ka fjalë. Pra është grupi.
Premiot janë 3 milion për kokë, si në Kupat e Europës. Futbollistët kur marin premio thonë pse mos marim të tjera. Për Egbo them se po thyen rekordet. Kur jam takuar I kam thënë mere skuadrën se s'kemi ç'bëjme më. Kemi ndenjur shumë orë me Memën, mbi 48 orë. Jemi takuar me stafin, I thashë Memës mere ekipin sërish dhe çdo gjë do bjerë te unë. E ftova që ta merrte skuadrën.
Nuk ra dakord dhe më pas I thashë Egbosë që drejtoje sfidën me Partizanin. Unë I thashë kush do luaj djathtas dhe në qendër të mbrojtjes, pra vendosi futbollistët në pozicione. Për sulmin nuk fola sepse do thoshin vendosi për djaline tij. Ai ekip që u vendos aty, ai luan. Egbo është një njeri shumë i mirë, ka shumë rëndësi. Ai ka bërë punë shumë të mirë. Ai do jetë në drejtimin e skuadrës. I falenderoj të gjtihë, Ardi ka qënë i jashtëzakonshëm në zgjedhjen e dhuhur. Ata futbollistë na kanë dhënë rezultat"- shprehet Halili.