AEK i Athinës barazoi me rezultatin 1-1 përballë Ajax në Europa League. Në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetin grek, vëmendjen nuk e mori vetëm sfida dhe rezultati por edhe tribuna e tifozëve të AEK-ut.
Tifozët grek “surprizuan” duke shpalosur gjatë ndeshjes një banderolë më mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit nga Athina që shpreh neveri për këtë pankartë dhe njofton që do të merren masa.
“AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. E cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën tone historike, as sigurisht me atë që ajo përfaqëson që nga themelimi i saj.
AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës.
Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë kështu. Tashmë po nisim aksionet për caktimin e përgjegjësive edhe për një imazh momental, e përsërisim, që me të drejtë trazoi masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër.
Do t'i gjejmë patjetër përgjegjësit dhe do t'u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin tonë.”