
Tirana fitoi dje kundër Bylisit në transfertë me rezultatin 3-1, por fillimisht kjo sfidë rrezikoi të mos zhvillohej. Një përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik urdhëroi që takimi mos të luhej.
Mirëpo, pas ndërhyrjes së presidentit Besnik Kapllanaj, u mundësua zhvillimi i saj. Mësohet se shkak për urdhrin e përfaqësuesit të ISHP-së janë bërë disa tifozë të cilët ishin ngjitur në një banesë ngjitur me stadiumin duke bërë tifo për Tiranën.
Për të mos rrezikuar shëndetin e mbështetësve dhe nga frika që do të shtohen, u mendua që takimi mos të luhej. Mirëpo, fatmirësisht Bylis dhe Tirana nuk duhet të presin më, pasi e vendosën verdiktin në fushë. Golat e Cobinah, Bathës dhe Muçës për bardheblutë dhe Peposhi për Bylisin, vulosën fatin e takimit të djeshëm.