Faqja e policisë së South Yorkshire Police është hakeruar nga tifozë shqiptarë duke e nxjerrë jashtë funksionit. Lajmi është bërë i ditur nga BBC duke e konsideruar këtë si një akt shumë seriozë. Stafi teknik ka ndërhyrë menjëherë për ta sjellë faqen në gjendjen e mëparshme.
Kjo përbën një rrezik për sigurinë e personave, pasi hakerat mund të ndërhyjnë në të dhënat personale të tyre. Imazhet e postuara në faqe ishin ‘’o sa mirë me qenë  shqiptarë’’, ‘’Albania’’. Në të njëtën mënyrë disa ditë më parë u sulmua edhe faqja e Federatës Rumune të Futbollit.
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       