Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“T’i kënaqemi pikës, por kam rezerva për gjykimin”, Abilaliaj: 9 mungesa? Nuk ankohem, stoli ynë luan titullar në çdo klub të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
“T’i kënaqemi pikës, por kam rezerva për

Partizani nuk arriti të rikthehej te fitorja teksa u ndal sërish në barazim përballë Dinamos. Një ndeshje pa gola, por me raste të shumta që në fund u ndan nga 1 pikë ekipeve. Trajneri i të kuqve, Arbër Abilaliaj dha prononcimin e tij për MCN TV ku foli për lojën, dëmtimet si dhe derbin e rradhës me Tiranën.

“Jam i kënaqur duke patur parasysh mungesat dhe situatën që ishim. Besoj që pjesën e madhe të lojës kemi bërë mirë, na mungoi pak agresiviteti i zakonshëm. Krijuam edhe raste ndaj jam i kënaqur. Sot prisja vetëm golin, patëm raste me Sembene, Janjeva, Mensah, Birçe. Një pjesë e parë goxha pozitive, rënie e vogël në pjesën e dytë por u futëm sërish në gol. Keqardhje në këtë kuptim.

Elementët e rinj? Partizani ka 40 futbollistë, janë të gjihtë të vlefshëm si ata të U21-shit edhe ata të ekipit të parë. Ne bëjmë një përzgjedhje dhe jemi të kënaqur deri tani. Nuk jemi ankuar asnjëherë për mungesat, kemi goxha besim tek ata. Integrimi është i natyrshëm pasi rrethohen nga futbollistë kampionë, ka të bëjë edhe vendi ku stërvitesh.

Donim ta fitonim me sesbën këtë ndeshje, por kam edhe një rezervë deri diku për gjykimin, por duhet t’i kënaqemi pikës së sotme.

Sot munguan 9 ose 10 lojtarë, por të shikojë ata djem në fushën e lojës sot, do të ishin në fushë në çdo lloj ekipi. Pjesën e dytë futëm lojtarë dinamik dhe agresiv, Partizani e ka të vështirë të dalë në lojën e tij nëse mungon agresiviteti. 95% e këtij formacioni do të jetë edhe ndaj Tiranës.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga